1.8 C
Mitrovice
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Albin Kurti në Francë, takon njerëzit e Presidentit Macron?

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka udhëtuar në Francë për vizitë zyrtare.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”  zyra për informim në LVV.

“Udhëtimi është zyrtar. Ende nuk e kemi agjendën e saktë. Pas çdo aktiviteti besoj do te publikohen ato”, thuhet në një përgjigje për “Gazeta Blic”

Ndërkohë “Gazeta Blic” merr vesh se Kurit, pritet të zhvillojë takim me njerëzit e afërt të presidentit francez Emmanuel Macron, ku po ashtu pritet që të diskutohet lidhur me çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe, Macron ka mbështetur idenë e heqjes së taksës prej 100 për qind, vendim ky që do t’i hapte rrugë dialogut me Serbinë, i cili ka ngecur që nga koha e vendosjes së tarifës.

Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, partia e Kurtit del të jetë e para për nga numri i votave dhe ky takim i paraprinë zgjedhjes së tij Kryeministër, nëse arrin marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në e Isa Mustafës.

/Gazeta Blic/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT