17.5 C
Mitrovice
E premte, 22 Maj, 2026
spot_img
spot_img

AKR dhe LDK afër koalicionit

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re tashmë zyrtarisht janë në bisedime për koalicion të mundshëm parazgjedhor sipas zyrtarëve të të dy partive.

Nënkryetari i AKR’së, Fatmir Matoshi në një intervistë për Periskopin ka treguar se krerët e të dyja partive janë duke biseduar dhe se ky koalicion do të definohet deri të hënën.

‘’Kryetarët e të dyja partive ka ditë që janë t’u negociu për koalicione për marrëveshje parazgjedhore. Ajo që muj me thanë është që në parim ne jemi marrë vesh që me garu me LDK’në bashkë në këto zgjedhje’’, deklaron Matoshi.

Ai thotë se ende nuk është përcaktuar forma se si do të ndodhë bashkimi mes tyre.

’ Për format, mënyra edhe a do të jemi koalicion apo vetëm pjesë e listës së LDK’së, ka hala diskutime. Por besoj që deri të hënën definohet dhe dihet saktë’’.

Të njëjtën gjë e mësoi Periskopi fillimisht nga burime të veta brenda partisë, e të cilën e konfirmoi pastaj edhe Lutfi Haziri.

‘’Kanë me qenë emra kredibilë, përfaqësues burra e gra, duke përfaqësu rininë dhe grupet e tjera të popullit tonë. Bisedime që deri në mesin e javës së ardhshme duhet të përfundojnë. Parimisht koalicione parazgjedhore s’do të ketë, do të ketë koalicion apo me individë me një listë të përbashkët politike. Besoj që kjo është qëllimi i LDK’së’’, ka thënë Haziri.

TË FUNDIT

TË FUNDIT