19 C
Mitrovice
E premte, 22 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Joshua paralajmëron përfundimin e karrierës

Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua, e ka pranuar faktin se është duke shkuar për në fund të karrierës.

31 vjeçari, që edhe më tutje qëndron me tituj në brez në kategoritë WBA, IBF dhe WBO, ka thënë se brenda pesë viteve të ardhshme e sheh veten si të pensionuar.

“Ky nuk është fillimi i karrierës sime. Po shkoj drejt fundit të saj.

Unë nuk jam nga ata që jetojnë tani për tani dhe mendojnë se çdo gjë është e çastit. Unë gjithmonë planifikoj përpara, që do të thotë se po shkoj drejt fundit.

Kanë mbetur pesë vjet, praktikisht një cikël olimpik. Pra kur të mbahen Lojtarët e ardhshme Olimpike unë futem në fundin e karrierës sime”, tha ai ndër të tjerash për Sky Sports.

Gjithsesi, para se ta përfundojë karrierën, britaniku synim kryesor ka triumfin përballë Tyson Furyt, respektivisht rrëmbimin e trofeut WBC, që nënkupton titullit e më të mirit në kategorinë e rëndë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT