Lideri i LVV, Albin Kurti, ka reaguar pas shpalles së zgjedhjeve të jashtëzakonshme me 14 shkurt, shkruan mitrovicasot.net
Ai tha se pas shtatë muajve u dëshmua ajo që dihej nga fillimi, duke aluduar në vendimin e Kushtetueses. Kurti tha se zgjedhja e, siç e ka quajtur ai, qeverisë koti isht kot dhe se zgjedhjet që po vijnë nuk janë të jashtëzakonshme por të vonuara.
Tutje, Kurti tha se me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor dhe se festën e zemrës do ta bëjmë edhe kremtë të demokracisë.
Postimi i plotë i Kurtit:
“Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese. Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj.
Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor. Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës. Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë”, ka shkruar ai.




