20.4 C
Mitrovice
E premte, 22 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Haxhiu: Mbështetja për Vetëvendosjen është dyfishuar, hilet dhe pengesat vetëm sa na rrisin

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu po e konsideron të pashmangshme fitoren e partisë së saj në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se hilet dhe pengesat sipas saj vetëm sa e rrisin Vetëvendosjen, dhe se siç thotë ajo mbështetja për VV-në është dyfishuar.

“Më 14 shkurt, fitorja e madhe e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Qeveria Kurti II janë të pashmangshme. Hilet e pengesat e mundshme vetëm sa na rrisin. Historia na ka dëshmuar kështu! Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është dyfishuar, ndër të tjera, sepse iu vu kleçka Qeverisë Kurti I, dhe atë në momentet më kritike për qytetarët. Kujtimi është shumë i freskët. Qytetatët e kanë ndarë mendjen. Në Llap na e ka dëshmuar. Detyra jonë tash është që ta shpaguajmë këtë besim me punë, nder e besnikëri”, ka shkruar ajo.

TË FUNDIT

TË FUNDIT