Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Pas këtij vendimi të plotë, tashmë i është hapur rruga presidentes Vjosa Osmani për ta shpërbërë Kuvendin dhe të shpall datën e zgjedhjeve brenda 40 ditësh.
E po ky vendim, zyrtarizon edhe çështjen më të diskutuar, ku ndalohet kandidimi i të dënuarve. Kështu, edhe Albin Kurti nuk mund të garojë në zgjedhje në listën e deputetëve, për shkak se është i dënuar.
Vendimi thotë se “në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër p me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Kushtetutës.
Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, në janar vitit 2018 kishte shpallur fajtor Albin Kurtin, për dy veprat p, atë të përdorimit të ar apo mjetit të rr dhe për pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, veprime këto që lidhen me hedhjen e ga lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.
Albin Kurti ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim për përdorim të ar apo mjetit të rr, kurse për veprën penale të pengimit të personit zyrtar është dënuar me gjashtë muaj burgim. Ndaj tij, është shqiptuar dënimi unik prej 1 vit e gjashtë muaj burgim me kusht. /Reporteri.net/.





