27.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, a priten reshje bore?

Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se prezenca e përkohshme e erërave nga verilindja do të krijoj kushte që në disa vende reshjet e shiut të përcjellën me fjolla bore.

“Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Reshjet do të fillojnë kryesisht në pjesën e dytë të ditës së mërkurë për të vazhduar edhe gjatë ditës së enjte. Prezenca e përkohshme e erërave nga verilindja do të krijoj kushte që në disa vende reshjet e shiut të përcjellën me fjolla bore”, njofton IHK.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT