17.5 C
Mitrovice
E enjte, 21 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Vuçiq: Presionet rreth Kosovës po vijnë, na pret një vit i vështirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se vendi do të përballet me një vit të vështirë, me shumë sfida.

Në mesin e sfidave me të cilat do të përballet, Vuçiq e përmendi edhe presionin rreth Kosovës, raporton Tanjug.

“Nuk është një vit i lehtë për të luftuar me COVID-10, presionet rreth Kosovës po vijnë. Nuk është një vit i lehtë ekonomik përpara, sepse të gjithë do t’i kërkojnë shtetit ndihmë… Sigurisht që një vit i vështirë na pret, ka shumë sfida para nesh”, tha ai.

Ditët e fundit, Vuçiq po merret me disa përgjime që tha se iu bënë atij. Ai deklaroi sot se ka një regjistrim të një pjese të bisedave të përgjuara.

“Unë i mbaj ato regjistrime dhe nuk do t’jua jap, nuk do ta shkatërroj vendin tim”, deklaroi Vuçiq. /Express

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT