25.4 C
Mitrovice
E diel, 17 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

A do të hyjë Behgjet Pacolli në koalicion me LDK’në? Flasin nga AKR’ja

Aleanca Kosova e Re (AKR), në krye me Behgjet Pacollin është duke tentuar që të gjej partnerin e duhur për koalicion për të garuar në zgjedhjet e reja që pritet të mbahen gjatë këtij viti.

Njëra ndër partitë me të cilën AKR’ja ka zhvilluar biseda është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Këtë e ka konfirmuar për Express, vet këshilltari i Pacollit, Naim Murseli.

Ai tha që përveç me LDK’në, në bisedime janë edhe me parti të tjera politike.

“Kemi zhvilluar bisedime me LDK’në, por edhe me partitë e tjera politike. Ne ende nuk kemi asnjë vendim lidhur me partnerin e koalicionit. Së shpejti do të bëhet e ditur”, ka thënë ai për Express.

Gjykata Kushtetuese me një vendim të saj, e shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Po ashtu Gjykata në vendimin e saj thotë, se zgjedhjet e reja duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Këtë vendim Gjykata Kushtetuese e mori pas ankesës që lëvizja Vetëvendosje e bëri, duke kërkuar interpretim për votën e një deputeti nga radhët e pakicave, i cili ishte i dënuar me vendim të prerë të Gjykatës. Vota e deputetit Etem Arifi ishte vota e 61 që ia mundësoi Avdullah Hotit të zgjidhet kryeministër i Kosovës.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti, u votua më 3 qershor, pas rrëzimit të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, që në zgjedhjet e fundit doli partia e parë.

Qeveria Kurti u rrëzua me një mocion mosbesimi që u ngrit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që ishte partner i koalicionit me Vetëvendosjen.

Në ndërkohë në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019’ës, Aleanca Kosova e Re (AKR) ka garuar në koalicion me Nisman Socialdemokrate. /Gazeta Express

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT