19.7 C
Mitrovice
E premte, 22 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Këto janë temperaturat për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu në viset e ulëta dhe në vise me lartësi mesatare, ndërsa në vise malore parashihet të bie borë.

Temperaturat vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e mesatareve për periudhën që jemi, minimalet ndërmjet 2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë për shkak të kushteve favorite meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

TË FUNDIT

TË FUNDIT