22.9 C
Mitrovice
E hënë, 18 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Nisma e vetme në zgjedhje, AKR preferon koalicion me LDK’në

Dita e parë e kësaj jave ishte dite pushimi për institucionet shtetërore. Por, e njëjta nuk vlejti edhe për Nismën Socialdemokrate e cila u mblodh në selinë e saj në qendër të Prishtinës, paraditen e së hënës.

Aty për orë të tëra, qëndroi edhe kreu i parties, Fatmir Limaj.

E gjithë kjo vie pas vendimit të Kushteuteses që çon vendin në zgjedhje të reja.
Ani pse nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje, Zafir Berisha nga NISMA ka treguar për T7, qëndrimin e partisë për zgjedhjet e reja.

Si duket për të mos pasur probleme për të kaluar edhe pragun zgjedhor, Nisma i ishte ofruar PDK për koalicion parazgjedhor.

Por këta të fundit, nuk po shprehin gatishmëri për një koalicion me këtë parti.

Rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2019, kanë qenë me rezultate dëshpëruese edhe për AKR-në, që ishte në koalcion me Nismën.

Por pavarësisht të gjithave, në zgjedhjet e reja që pritet të mbahen, AKR-ja synon përsëri një koalicion parazgjedhor.
E tashmë për këtë kanë filluar bisedimet.

Por këtë herë me një parti të madhe.

Matoshi ka thënë se nuk kanë nisur bisedime me Nisman, ani pse ishin së bashku zgjedhjet e fundit.

Data për zgjedhjet e reja pritet të caktohet nga U.D e postit të presidentes, Vjosa Osmani e cila po pret publikimin e vendimin të plotë të Gjykatës Kushtetuese. /Express

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT