Partitë në Kosovë kanë filluar fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në fund të këtij muaji ose në fillim të shkurtit. E disa prej tyre, po bëjnë të ditur edhe emrat e kandidatëve për deputetë.
Daut Haradinaj nga AAK ka zbuluar një kandidat të kësaj partie për deputet.
Sami Cacaj është kandidat për deputet në listën e AAK’së, për zgjedhjet e përgjithshme.
Postimi i plotë:
Sami Cacaj, njëri ndër njerëzit më meritor të luftës dhe paqes, familje e nderuar e dëshmorit Nagip Cacaj.
Kandidatura për deputet e Sami Cacajt është vlerë e shtuar për AAK-në.
Na priftë e mbara Sami!./gazetametro.net