19.5 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Nesër në orën 14:00 Isa Mustafa mbledh partinë, vendoset për kandidatin për kryeministër

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, të mërkurën në orën 14:00 do të mbledh Kryesinë e partisë ku edhe pritet që të caktohet kandidati për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme, data e të cilave do të vendoset menjëherë pasi të publikohet Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për votën e deputetit Etem Arifi.

Një gjë të tillë për Gazetën Express e ka konfirmuar anëtari i Kryesisë së LDK-së, Selim Kryeziu.

“Takimi është thirrur për në orën 14:00. S’ka ndonjë pikë të veçantë. Ta shohim nesër”, ka thënë Kryeziu.

Megjithatë ai pret që nesër LDK-ja të avancojë tutje dhe të caktojë emrin e kandidatit për kryeministër.

“Unë mendoj dhe shpresoj të caktohet. Kam kërkuar edhe ne mbledhjen e kaluar të mos vonohemi në këtë drejtim”, ka thënë Selim Kryeziu për Express.

Të shtunën kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se LDK do të vendos brenda dy-tre ditëve për emrin e kandidatit për kryeministër. Edhe Agim Veliu të hënën ka treguar se shumë shpejtë LDK do të ketë emrin e kryeministrit.

Tre emrat që janë përfolur si të mundshëm për të fituar besimin e Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së si kandidat për kryeministër, janë Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala.

Megjithatë as emri i Avdullah Hotit nuk përjashtohet si emër i mundshëm për pozitën e shefit të ekzekutivit.

Deri tani, Enver Hoxhaj i PDK’së ka zyrtarizuar kandidaturën për kryeministër. Lëvizja Vetëvendosje pritet që me Kurtin t’i futet kësaj gare zgjedhore.

NISMA me shumë gjasë do të garojë bashkë me PDK-në në një koalicion parazgjedhor, meqë sot Limaj ka thënë se po e presin ofertën nga Enver Hoxhaj.

Vjosa Osmani me shumë gjasë do të kandidojë bashkë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Haxhi Avdyli ka thënë se brenda kësaj jave do të sqarohet gjithçka.

TË FUNDIT

TË FUNDIT