Skuadra e Ballkanit sot ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Bledi Shkëmbin.
Pas shkarkimit të Ismet Munishi, Ballkani sot zyrtarizoi Shkëmbin, i cili do ta udhëheqë klubin në pjesën e mbetur të sezonit, përcjell GazetaBlic
Megjithatë, Arsim Prepolli mendon se Munishi nuk është dashur të largohet nga klubi i Ballkanit,
“Largimi i Munishit është vendim i ngtushëm, sepse sa ka qëndruar thuajse ka bërë më të miren deri më tani, por pse erdhi deri tek ndarja, ato janë çeshtje brenda klubit dhe nuk e dimë as ne. Unë mendoj që Ismeti është deshtë të qëndrojë akoma te Ballkani, pasi i njeh lojtarët dhe kundërshtarët”, tha Arsim Prepolli në Arena Sportive.
“E kemi pa që Bledi Shkembi ka krijuar disa ndeshje të mira me Lirinë e Prizrenit, por s’mund të jetë më atraktiv se Ismeti, e kemi pa që me deklarata e me do gjëra është i ngutshëm, por i jep hijeshi Superligës”, përfundoi ai.




