22 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Uka i VV-së i përgjigjet Isa Mustafës: Edhe fitorja e Vetëvendosjes në Podujevë për të ishte përrallë, do fitojmë mbi 50%

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka komentuar deklaratat e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se sondazhet e fundit që po e nxjerrin Vetëvendosjen fituese të zgjedhjeve, janë vetëm përralla.

Uka në një prononcim për Gazeta Blic, ka theksuar se Isa Musafa në zgjedhjet e ardhshme do të kuptoj  se jo vetëm sondazhet, por edhe qytetarët do të përkrahin Vetëvendosjen.

“Po edhe fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë ka qenë veç përrallë për Isa Mustafën. Po besoj që ky fakt i mjafton me i tregu kush shet përralla, edhe herën e kaluar kur kemi fituar në zgjedhjet qendrore ka pas deklarata të këtilla që janë skandaloze të zyrtarëve të LDK-së, kur kanë thënë që nuk ka fituar VV-ja, edhe pse ka dalë e para.

Po besoj që tash vjen koha në zgjedhjet e ardhshme me i tregu edhe zotëri Mustafës edhe krejt skeptikëve të tjerë se jo veç sondazhet po edhe mbështetja e qytetarëve është e tillë, për mos me thënë akoma më shumë se kaq që portretizohet në sondazhe”, thotë Uka.

Derisa, shprehet i bindur  se Vetëvendosje do të fitoj mbi 50%.

“Për dallim prej atyre që i thonë vetës akademik e nuk e kanë asnjë punim të mirëfilltë shkencorë, ne në LVV nuk jemi shumë akademik po e kemi tendencën me iu besuar sondazheve, matjeve konkrete që kryhen të opinionit publik dhe në bazë të këtyre sondazheve do të kemi mbi 50%”, thotë ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT