22 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Avdullah Hoti me një ‘lutje’ për deputetët: Secili deputet ta mbështesë projektligjin për buxhetin 2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë buxhetin për vitin 2021

“Votimi i këtij ligji siguron stabilitet financiar në pjesën e partë të vitit të ardhshëm, kur të hyrat buxhetore janë të pakta”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Nesër në Kuvendin e Kosovës shqyrtohet ligji i buxhetit për vitin 2021. Është e udhës që secili deputet të jetë në seancë dhe të mbështesë këtë ligj.

Votimi i këtij ligji siguron stabilitet financiar në pjesën e partë të vitit të ardhshëm, kur të hyrat buxhetore janë të pakta.

Votimi i këtij ligji mundëson mbështetjen për punëtorët e papunë dhe për biznese që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT