22 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Blerim Latifi: Mustafa si diktatori Hoxha, i beson veç Hotit për kryeministër e kryetar të partisë

Filozofi dhe profesori universitar, Blerim Latifi, ka krahasuar sjelljen e Isa Mustafës në raport me vlerësimin e tij se kush duhet të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër me atë të diktatorit Enver Hoxha, shkruan mitrovicasot.net

Latifi, në një shkrim në Facebook, ka thënë se Enver Hoxha në ditët e fundit të jetës bëri llogaritë se kush duhet të jetë trashëgimtari i pushtetit të tij, dhe se për t’ia besuar Ramiz Alisë ai eleminoi të gjithë pretendentët e rrezikshëm.

Latifi tha se Hoti ia kujton Ramiz Alinë, sepse është i vetmi të cilit Mustafa i beson plotësisht, ndërsa të tjerët i sheh si tradhëtarë të mundshëm.

Postimi i tij i plotë:

Kur e ndjeu se po i mbaronin ditët, Enver Hoxha bëri llogaritë se kujt mund t’ia besonte pushtetin.I rezultoi se i vetmi njeri tek i cili mund ta linte të sigurtë familjen e tij ishte Ramiz Alia. Që Ramizit t’i hapej rruga e trashëgimtarit duhej eleminuar pretendentët e rrezikshëm në krye me Mehmet Shehun.Plani funksionoi krejtësisht.

Sot Avdullah Hoti ma kujton disi Ramiz Alinë. Është i vetmi të cilit Isa Mustafa i beson plotësisht. Gjithë të tjerët i duken tradhtarë potencialë. Prandaj Avdullah Hoti ishte dhe do të jetë emri i LDK-së për kryeministër. Deri në ditën që kryetar i saj do të jetë Isa Mustafa.Dhe me vullnetin e këtij të fundit edhe kryetari i ri i LDK-së

TË FUNDIT

TË FUNDIT