22.4 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

PDK-ja me më së shumti zyrtarë të akuzuar në nivel lokal, pasohet nga LDK-ja e AAK-ja

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar një raport të titulluar në të cilin janë listuar gjetjet edhe për problemet që kanë me ligjin zyrtarë të partive të ndryshme në nivel komunal.

Kësaj liste në nivel vendi i prinë Partia Demokratike e Kosovës me gjithsejtë 68 politikanë të cilët akuzohen për vepra të ndryshme. E dyta në listë është Lidhja Demokratike e Kosovës më 41, AAK-ja e Haradinajt më 16 të tillë, dhe në vendin e katërt Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit me gjithsejtë 9 politikanë të akuzuar të pushtetit lokal në nivel vendi.

Partia e Kurtit ka një zyrtar të akuzuar në Klinë, dy në Malishevë, dy në Prishtinë, dy në Prizren, një në Mitrovicë dhe një në Viti, shkruan Gazeta Express.

Partia Demokratike e Kosovës numër më të madh të zyrtarëve lokal të akuzuar ka në Drenas, gjithsejtë 16.

Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës numër më të madh të politikanëve në nivel lokal të akuzuar ka në Gjilan, Mitrovicë dhe Suharekë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT