Pak para se të largohet nga zyra e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka Richard Grenell, diplomati amerikan do të caktohet në Këshillin Memorial të Holokaustit në Washington.
Ky vendim që Richard Grenell të jetë pjesë e Këshillit të Memorialit Amerikan të Holokaustit gëzoi liderë të njohur hebraik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e përgëzuan dhe përshëndetën këtë vendim.
“Asnjë ambasador i SHBA’së i caktuar në Berlin në historinë bashkëkohore nuk ka bërë më shumë për të luftuar antisemitizmin në Gjermani, prej neo nazistëve, islamistëve të lidhur me Iranin dhe Hezbollah sesa Richard Grenell” ka thënë Abraham Cooper asistent i dekanit të qendrës Simon Wiesenthal.
Gjatë mandatit të Trump, Grenell kishte pozita shumë të rëndësishme diplomatike. Ai u caktua në 2018’n ambasador amerikan në Gjermani ku me qëndrimet e tij të ashpra që nga mbrëmja e parë në post zemëroi pushtetin gjerman. Me gjithë protestat e gjermanëve diplomacia amerikane arriti të kryejë disa çështje të ngecura dhe të zvarritura në Gjermani.
Grenell ju besua posti i ushtruesit të detyrës së Drejtorit për Inteligjencë Kombëtare në një kohë të tensionuar në SHBA.
Ai ishte edhe Emisar special i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë –Serbi, që turpëroi BE’në me marrëveshjen e nënshkruar në Washington nga Hoti dh Vucic në prezencë të presidentit Trump, duke i dhënë një shtysë të madh procesit. Në atë marrëveshje u sigurua edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, diçka që as nuk pritej e as nuk besohej se ishte e mundshme./gazetametro.net



