Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Muhamed Kelmendi, ka folur në lidhje me situatën politike momentale dhe zgjedhjet e reja.
Kelmendi ka potencuar se është e pamundur që një subjekt politik të marrë i vetëm mbi 51% të voatve, duke iu referuar deklaratave të LVV-së.
“Në Kosovë është e vështirë, pothuajese e pamundur, që një subjekt vetëm për vetem t’i merr 51% të votave në vend.Gjendja politike është e tille që çdo subjekt politik i ka militantet e vetë dhe edhe lokalitetet, komumat dhe anët ku dominon në skenën e vendit. Kështu është me LDK, me PDK, me AAK, me NISMEN etj.
Të gjithë e dinë se AAK-ja dhe LDK-ja udhëheqin në Pejë, Klinë, Gjakovë, Deqan. PDK-ja në Drenicë dhe NISMA në Malishevë.VV synon komunat si Prishtina, Mitrovica, Prizereni dhe Gjilani.Keto janë anët e sundimive të partive politike” deklaroi Kelmendi për Gazeta Blic.
Kelmendi tutje ka potencuar se Kosovës nuk i bën mirë si shtet që një subjekt politik i vetëm të arrijë 51 % të voatve në nivel vendi.
“Çdo njëra parti ka anët e veta të ndikimit dhe ku i merr votat. Eshtë pothuajese e pamundur që një subjekt tash të dali me 51%. Natyrisht se VV synon atë! Këtë e synojnë edhe subjektet tjera! Dhe, kjo është gjë normale në politike. Por, sa do te dalin, eshte nje çështje tjetër.
Natyrisht se Kosoves nuk i benë mirë që të kemi një subjekt qe i merr 51%. Per Kosovën janë më të kapshme koalicionet si forme e ndërtimit te pushtetit, me kete kontrollohet reciprokisht dhe puna behet me efektive”.
Nga Lëvizja Vetëvendosje po deklarohen se në këto zgjedhje do të arrijnë të fitojnë vetëm mbi 51% të votave.
Ishte anëtarja e Kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu, e cila deklaroi dje për Gazeat Blic se LVV-ja nuk ka nevojë të bëjë koalicion me asnjë subjekt politik pasi vetëm mund të arrijnë fitoren.
Pas shpalljes së pavlefshme të votës së deputetit Etem Arfi, vendi pritet të shkojë në zgjedhej shumë shpejt.



