11.9 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Viola von Cramon porosi Serbisë se përfundimi i dialogut sjell njohjen e Kosovës, fjala e Vucic nuk është e fundit

Eerodeputetja e zëshme gjermane në intervistën e saj për DW e bëri të qartë se në fund të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE nuk mund të ketë tjetër rezultat përveç njohjes së dyanshme, se çfarë forme do të jetë marrëveshja e normalizimit duhet përcaktuar.

Dialogu me Serbinë rifilloi këtë vjeshtë, por arritja e një marrëveshjeje duket e largët, po të kujtosh deklarata të Vucic, si ajo së fundmi, se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, sa kohë të jetë ai president. E çfarë do të qëndrojë atëherë në fund të marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, për të cilën po angazhohet edhe BE, nëse jo njohja e Kosovës? tha për DW eurodeputetja Viola von Cramon.

Po, sigurisht që kështu do të ndodhë, por natyrisht mbetet pyetja ç’formë do të ketë një njohje e dyanshme, çfarë do të ketë brenda paketa e përgjithshme, si duhet të formësohet kjo, me qëllim që Serbia të bjerë dakord, e kjo natyrisht do duhet të negociohet si duhet kur të kemi një qeveri të re në Kosovë.

Por nuk besoj se kjo ka për të qenë fjala e fundit e përfaqësuesve qeveritarë serbë. Në këtë pikë do mbetesha optimiste, sepse edhe presidenti serb e di, se vetëm me një njohje të dyanshme e njohje të Kosovës ka një rrugë për në BE. Ai ka një interes të madh, që të ketë integrim të Serbisë në BE.”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka përsëritur në vazhdimësi se e konsideron të papranueshme pranimin e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, dhe se anëtarësimi i Serbisë në BE është lëshim i madh për ta pranuar.

BE’ja nuk ka hapur kapituj të ri me Serbinë në bisedimet për anëtarësim në bllokun europian pasi kanë vlerësuar se kishte ngecje në sundim të ligjit dhe liri të mediave, kritikë e përsëritur vazhdimisht për Serbinë.

Eurodeputetja gjermane Viola von Cramon e sheh Kosovën po ashtu para sfidave të mëdha vitin e ardhshëm. Zgjedhjet e ardhshme duhet të sjellin stabilitet politik që të fillojë puna me listën e gjatë të reformave.

TË FUNDIT

TË FUNDIT