Anëtarja e Kryesisë së Lëvizja Vetëvendosje “Albulena Haxhiu” e ftuar në “Intervistën e Javës” në Gazeta Blic” ka theksuar se nuk kanë patur dhe nuk kanë bisedime me AAK-në për një bashkëpunim mes tyre.
Haxhiu ka deklaruar se nuk bashkëpunojnë me subjektet politike të cilat e kanë degraduar vendin.
“Jo, nuk kemi asnjë takim, s’kemi patur asnjë takim me përfaqësuesit e AAK-së, me asnjërin prej tyre. Ne i kemi synimet e qarta, nuk do të bashkëpunojmë me subjektet politike të cilat e kanë shkatërruar vendin dhe degraduar. Ne kemi synim të qartë se cilët do të jenë personat dhe iniciativat me të cilat do të bashkëpunojmë” deklaroi Haxhiu për Gazeta Blic.




