9.5 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Tahiri i AAK-së pas takimit me Osmanin: Vendimi është kthyer te sovrani, Kosovë urime zgjedhjet

Përfaqësuesi i AAK-së, Besnik Tahiri pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se këtë takim kanë biseduar për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Tahiri ka thënë se shkuarja në zgjedhje është festë për të gjithë qytetarët. Ai ka thënë se Osmani është zotuar që do të konsultohet me të gjitha partitë politike dhe do ta caktojë datën e zgjedhjeve.

“Temë diskutimi ishin zgjedhjet dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e detyron vendin të shkojmë në zgjedhje për 40 ditë. Diskutuam potencialisht për kohën optiamle që këto zgjedhje të ndodhin. Në çfarëdo situate kur vendimi transferohet tek qytetarët është festë për të gjithë ne. Kosova ka dëshmuar stabiliitet institucional dhe këtë do ta kalojmë mirë e suksesshëm përkundër që jemi duke u përballur me pandeminë, por jam I bindur se od të kalojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai.

“Ne i diskutuam afatet kohore kushtetuese. Presidentja u zotua se do të ketë konsultime me të gjitha partitë dhe pastaj të caktohet se do të jetë në kornizën e këtyre afateve kohore. Vendimi është tek, qytetrët, Kosovë urime zgjedhjet dhe shihemi pas zgjedhjeve”, tha ai.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, sot ka takuar ndaras përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve.

TË FUNDIT

TË FUNDIT