Ambasadori i Kosovës në Prishtinë Nicola Orlando ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi që vota e deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti në qershor të këtij viti ishte jo legjitime.
“Gjykata Kushtetuese ka folur: së shpejti do të ketë zgjedhje të lira, të drejta dhe të besueshme në Kosovë. Ndërkohë Italia do të vazhdojë të punojë ngushtë me Qeverinë për të trajtuar sfidat më urgjente, duke filluar me COVID.
Ky ishte mesazhi im për ministrin Armend Zemaj sot”, shkruan diplomati italian në Twitter.



