11.3 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Varianti i ri i koronavirusit, pritet shtimi i rasteve të reja

Varianti i ri i koronavirusit mund të ndikojë në shtimin e rasteve të reja në Kosovë dhe kësisoj edhe të të sëmurëve, thotë për Ballkani.info infektologu Ilir Tolaj.

Vendet evropiane kanë vendosur ndalesa udhëtimi ndaj Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.

Irlanda, Gjermania, Franca, Italia, Holanda dhe Belgjika i kanë ndërprerë fluturimet.

Kurse, Organizata Botërore e Shëndetësisë u bënë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të rrisin masat anti-COVID si pasojë i variantit të ri të COVID-19.

Sipas OBSH-së përveç Britanisë, nëntë raste të këtij varianti të ri të koronavirusit janë raportuar në Danimarkë, një në Hollamd dhe një në Austri.

Infektologu Ilir Tolaj ka thënë për Ballkani.info, se pasi që ky virus po përhapet më shpejtë e më lehtë, atëherë kuptohet që mund të ketë ndikim në shtimin e rasteve të reja të infeksioneve e rrjedhimisht edhe të të sëmurëve.

“Në aspektin e formës klinike të sëmundjes, deri tash nuk është vërejtur kurrfarë ndryshimi, gjegjësisht ky variant nuk është treguar me agresiv në aspektin klinik.

Gjithashtu, edhe në aspektin e mjekimit të këtyre rasteve, asgjë nuk ka ndryshuar me variantin e ri të virusit në aspektin e aftësisë së përhapjes më të lehtë të virusit, autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar kanë vlerësuar se ky virus po përhapet më shpejt dhe më lehtë. Kjo kuptohet se mund të ketë ndikim në shtimin e rasteve të reja të infeksioneve e rrjedhimisht edhe të të sëmurëve”, pohon Tolaj./Ballkani.info

TË FUNDIT

TË FUNDIT