Komentet degraduese të gazetarit Valon Syla për diasporën kanë tërhequr vëmendjen e shumë mërgimtarëve por edhe të një numri të konsiderueshëm të njerëzve në Kosovë, shkruan mitrovicasot.net
Ndaj komenteve të tij ka reaguar edhe vetë kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bahtiri ka thënë se është ndjerë i ofenduar dhe është e turpshme si, siç ka thënë ai, një pseudo-gazetar ofendon diasporën në mënyrën më të ulët.
Bahtiri shtoi se si dikush që ka ardhur nga diaspora për të kontribuar në Kosovë ndihet jashtëzakonisht keq për debatin e fundit.
Postimi i plotë:
Është e turpshme se si një pseudo-gazetar e në mënyrën më të ulët diasporën, e cila për dekada ishte kontribuesja më e madhe e Kosovës. Ky i quajtur gazetar e analist, para se të flas për diasporën është mirë të tregoj se kush ia ka financuar portalin e me familjarin e cilin (ish) kryetar partie është ortak në portal.
Një person që gjithë karrierën e tij i ka shërbyer një partie politike nuk ka të drejt të ofendoj diasporën, e cila e ka financuar rezistencën paqësore, luftën e UÇK-së dhe ri-ndërtimin e Kosovës pas luftës që ishte e shkatërruar dhe e djegur deri në themel.
Të quhen diaspora njerëz analfabetë është poshtërsia më madhe. Pasi që ne duhet të ndihemi krenar se nga diaspora jonë në Europë dhe ShBA kanë dalë personalitete të shquara, si profesorë të universiteteve më prestigjioze, mjekë, inxhinierë, por edhe politikanë e biznesmenë të fuqishëm, të cilët janë integruar mjaftë mirë në kulturën e vendeve ku jetojnë e veprojnë.
Si person që kam ardhura nga diaspora për të kontribuar në Kosovë, ndihem jashtëzakonisht keq për debatin e fundit publik të nisur nga një person pa kurrfarë vlere.
Unë dhe familja ime i përkulemi përjetësisht diasporës dhe luftës së UÇK-së, pa të cilat nuk do të kishte Kosovë.




