Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka vizituar pikën kufitare në Morinë për të mirëpritur bashkatdhetarët që po hynë në Kosovë.
Tahiri tregon se sqaroi që vendimi i Qeverisë i liron ata nga pagesat e polisave të sigurimit.
Ai thotë se u informua nga mërgimtarët se pritjet në kufi janë minimale.
Ky është postimi i tij i plotë:
Mirë se vini bashkatdhetar!
Sonte vizitova pikën kufitare në Morinë për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë që po vijnë në Kosovë për festat e fundvitit. Me këtë rast, sqarova edhe një herë se vendimi i Qeverisë i liron të gjithë bashkatdhetarët nga pagesa e polisave të sigurimit. Gjithashtu, u informova nga mërgimtarët se pritjet në pikën kufitare janë minimale.
Nuk ka asgjë më fisnike sesa të shohim dhe të ndjejmë Kosovën, me syrin dhe pulsin e diasporës. Kontributi i tyre, si në të kaluarën ashtu edhe sot, vazhdon të jetë një shtyllë e palëkundur e zhvillimit të vendit tonë.
Mirë se vini në tokën tuaj!