19.6 C
Mitrovice
E diel, 8 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

E propozoi për presidente, Xharra i përgjigjet Musliut: S’mund të propzohem nga një erdoganiste

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka vazhduar me propozimet e saja duke ironizuar kandidatët për president, ajo kësaj radhe ka propozuar gazetaren Arbana Xharrën, për presidente të Kosovës, e ndaj kësaj ka reaguar kjo e fundit.

Musliu me ironi e ka thënë se këtë javë e propozon për presidente, Arbana Xharrën, “siç thot Naim Abazi për ne për ju për të gjithë Arbana Xharra”.

“Duke pasë parasyshe kriteret e parapara në Kushtetutën e stërshkelur të Kosovës, të dashur miqë të Facebook- ut, për këtë javë kandidate për Prisedente është siç thot Naim Abazi për ne për ju për të gjithë Arbana Xharra”. ka shkruar Musliu.

E ndaj kësaj ka reaguar, Xharra, duke ia kthyer në të njëjtën form, ajo e e ka falenderuar për “nderin” që i ka bërë, Musliu.

Ndërsa tutje Xharra e ka thumbuar Musliun, duke i thënë se si mund të propozohem për presidente nga një erdoganiste, dhe se s’mundesh me e dashtë edhe Kosovën edhe Erdogan’in.

“Ganimete Musliu me paska propozu per presidente. Mendova pak a ja vlen me tu falenderu per kete “nder” qe ma paska ba. Nderkohe qe mesreshtave paske permendur edhe “baben Erdogan”, jo rastesisht, sepse ti dhe miku yt Mergim Lushtaku e adhuroni. E qysh ka mundesi une me qene e propozuar per presidente nga nje erdoganiste?! Jo Gane, s’mundesh me dashte edhe Kosoven edhe Erdoganin”, Ka shkruar ndër të tjera Xharra në Facebook.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT