29.1 C
Mitrovice
E diel, 8 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Latifi për aderimin e ri në VV: Aleancë islamo-majtiste e prodhuar nga urrejtja për vlerat perëndimore dhe kapitalizmin

Aderimi i teologut Mustafë Bajrami në LVV ka ngjallur reagime të ashpra nga vetë mbështetës dhe aktivistë të kësaj partie por edhe nga figura të ndryshme publike, shkruan mitrovicasot.net

Filozofi dhe profesori universitar, Blerim Latifi, këtë aderim të ri e ka cilësuar si manifestim i aleancës islamo-majtiste, ku, sipas tij, ata i bashkon urrejtja e të majtës radikale për kapitalizmin dhe e islamistëve për vlerat kulturore të Perëndimit.

Tutje, Latifi ka thënë se flamuri kombëtar duhet të hiqet nga kjo aleancë sepse nuk e ka vendin aty.

Postimi i plotë i Latifit:

Shumë vite më parë filozofi francez Pascal Bruckner paralajmëronte: Një aleancë e re ideologjike po lindë në botë, Islamo-majtizmi, aleanca e ateistëve të majtë me ekstremistët islamikë.

Kjo aleancë është bashkim i urrejtjes që majtistët kanë për kapitalizmin perëndimor me urrejtjen që ekstremistët islamikë e kanë për vlerat kulturore të Perëndimit.Tani edhe në Kosovë kjo aleancë po shtrihet.Veç ky flamur duhet të hiqet nga kjo aleancë, se nuk e ka vendin aty.Ky flamur i takon veç kombit shqiptar dhe ëndrrës së tij perëndimore.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT