9.6 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Vasfije Krasniqi në marshin për Astritin, përqafon fort Albin Kurtin

E mbijetuara e dh se ksuale nga forcat paramilitare serbe, Vasfije Krasniqi, ka qenë e pranishme sot në marshin e kërkimit të drejtësisë për aktivistin e vde kur të VV’së, Astrit Dehari.

Krasniqi, e cila kërkon vetë që drejtësia të vihet në vend për kri met që janë bërë në dëm të saj, është parë në radhët e para të marshuesve.

Rasti i Vasfije Krasniqit është i njohur botërisht. Ajo ka mbajtur një fjalim para kongresit amerikan duke treguar për kri met që ka përjetuar ajo, dhe shumë gra të tjera në Kosovë.

Krasniqi ende lufton për të drejtat e grave të dhu nuara gjatë luftës në Kosovë.

Edhe për rastin e Astrit Deharit po kërkohet drejtësi dhe llogaridhënie. Prindërit e Astritit, Avni dhe Xhemile Dehari, gjithmonë kishin ngulur këmbë se djali i tyre ishte vr arë. Po ashtu edhe subjekti në të cilin ishte aktivist çdo vit organizonte protesta ku kërkohej drejtësi për Astrit Deharin.

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, mbajti një fjalim ku kërkoi vënien në vend të drejtësisë dhe zbardhjen e rastit të Deharit.

Kurti u takua edhe me Vasfije Krasniqin dhe shihet në foto se të përqafuar. Kujtojmë se Kurti ka premtuar që do i kërkohet llogari Serbisë për të gjitha kr imet që i ka kryer në Kosovë gjatë luftës.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT