Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se drejtimi i kësaj partie ka kaluar në duar të Enver Hoxhajt si ushtrues detyre, pasi kryetarit të saj, Kadri Veselit, iu konfirmuan aktakuzat nga Dhomat e Specializuara.
Në “Tetë a Tetë me Adelina Ismaili”, Krasniqi ka folur edhe për mundësinë që ai të jetë kryetar i PDK-së.
Ai ka shtuar se të dyja opsionet, si zgjedhjet, ashtu edhe vazhdimi i kësaj qeverie, sipas tij, s’janë të mira.