19.6 C
Mitrovice
E diel, 8 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

BE s’i komenton deklaratat e Vuçiqit për njohje, por i jep kohë dialogut

Bashkimi Europian bazuar në rregullin e përgjithshëm nuk do që të komentojë deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq që tha se derisa ai të jetë në krye të Serbisë nuk do të ketë njohje për pavarësinë e Kosovës si rezultat nga dialogu Kosovë-Serbi.

Ndonëse të dyja palët e bisedimeve kanë përplasje drastike dhe aspak afrim të qëndrimeve, BE-ja nuk kushtëzon as nuk propozon zgjidhje, por vetëm tha se Kosova dhe Serbia do të kenë kohën e mjaftueshme për të arritur te pajtimi.

Këtë për Klan Kosovën e konfirmoi një zëdhënës i BE-së që refuzoi të deklarohet nëse zotimi për mosnjohje të Kosovës nga ana e presidentit serb mund të çojë në bllokim të sërishëm të dialogut

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT