11.7 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Ulja mjeshtërore e pilotit rus musliman, që shpëtoi 233 persona

Damir Yusupov, piloti rus musliman që ka kryer uljen emergjente të aeroplanit të kompanisë, Ural në një fushë misri afër Moskës, është nderuar me titullin “’heronj të Rusisë’. Ulja u vlerësua si mjeshtërore, ku snjë nga 226 pasagjerët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit nuk u plagos apo u lëndua, megjithëse disa kërkuan kujdes mjekësor, shkruan Gazeta Metro.

Avioni u nis nga Moska për në Simferopol, por një tufë zogjsh që u përplas me të, e çoi drejt një uljeje të detyruar në një fushë me misër.

Një ditë pasi ai është kthyer në hero, ai i’u tha gazetarëve se mundësia e tij e vetme ka qenë që të kryejë uljen në një fermë afër aeroportit Zhukovsky, teksa ka pasur 233 persona në bord.

“Nuk jam frikësuar. Kam bërë atë që është dashur të bëhet. Kam ruajtur aeroplanin, pasagjerët, ekipin. Unë mendoj se ai ka qenë vendimi i vetëm. Nuk mendoj se jam hero”, ka thënë ai me modesti.

Para se të bëhej pilot, Damir punoi si avokat dhe jetoi në Sizran, në rajonin e Samarës. Rinat Sharafutdinov, miku dhe kolegu i Damirit, tha se ishte një njeri familjar me vlera të larta, një besimtar musliman siç i takon në cilësi e virtyte./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT