26.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Lekaj thotë se s’ka kompromise, Haradinaj president ose në zgjedhje

Të palëkundur për çështjen e presidentit, shprehen nga partia e Ramush Haradinajt, i cili edhe ka shprehur kandidaturën për president.

Deputeti, Pal Lekaj thotë se për kandidaturën e Haradinajt nuk bëjnë kompromise, derisa thekson se AAK pajtohet për çfarëdo date që të caktohet për zgjedhje.

“Aleanca e ka propozuar kandidatin për president, zotëri Haradinaj, këtë drejtim ne nuk kemi kompromise. Tani lindin dy pyetje, a dëshirojmë të kemi një president që me afate kushteutese ky të zgjidhet, apo duam të shkojmë në zgjedhje… Çfarëdo date që të caktojnë nëse nuk zgjidhet presidenti, Aleanca pajtohet”, thotë Lekaj për Kosova Press.

Partitë politike në vend kanë shprehur pajtueshmëri për organizimin e zgjedhjeve brenda muajit shkurt, nëse nuk ka konsensus lidhur me postin e presidentit.//gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT