Zv/presidenti amerikan, Mike Pence, sot mori vaksinën kundër koronavirusit, para kamerave, shkruan CNN, transmeton mitrovicasot.net
Qëllimi i marrjes së vaksinës para kamerave është që të përçohet mesazhi se vaksina është e sigurt.
Bashkë me Pence, vaksinën para kamerave e mori edhe bashkëshortja e zv/presidentit, Karen.
“Nuk ndjeva asgjë. Ju lumtë, dhe e vlerësojmë shërbimin tuaj për vendin”, deklaroi Pence pasi mori vaksinën.
Populli amerikan mund të ndihet i sigurt: kemi një, dhe ndoshta brenda orëve, dy, vaksina të sigurta të koronavirust për ju dhe familjet e juaja”, shtoi Pence.