Lenora Jakupi padyshim është një ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku shqiptar, shkruan GazetaBlic.
Këngëtarja nga Drenica e cila numëron një numër të madh hitesh gjithmonë vlerësohet edhe për paraqitjet e saj.
E duket se rëndësia që ajo i kushton veshjes është tejet e madhe, ndërsa shpesh e shohim të veshur me markat e njoura luksoze.
Së fundmi ajo ka publikuar disa pamje në Instagram, ndërsa ka veshur një fustan të bardhë, i çarë tek pjesa e këmbës, ku pjesa e sipërme ka dekoltenë e hapur, e për grimin e saj perfekt është përkujdesur Arbër Bytyqi.
Jakupi ka bërë të ditur se këto pamje janë pjesë të shkëputura nga projekti i saj i ri për të cilin nuk ka zbuluar detaje./GazetaBlic