Gjatë dy ditëve të fundit në Mitrovicë u vu re ulje e numrit të rasteve të reja me koronavirus, shkruan mitrovicasot.net
Mirëpo, rastet me numër të madh të të infektuarve si duket janë kthyer sërish. Kjo pasi raporti i përditshëm nga IKSHPK tregon për 37 raste të reja në 24 orët e fundit.
Për më tepër, Mitrovica sërish është vendi i dytë në nivel vendi me më së shumti raste, pas Prishtinës.
“Rastet pozitive janë nga komunat Prishtinë 183 raste, Mitrovicë 37 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Prizren 20 raste, Gjilan 18 raste, Pejë 17 raste, Drenas 16 raste, Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Podujevë 11 raste, Malishevë 9 raste, Gjakovë 8 raste, Klinë 8 raste, Lipjan 8 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Istog 7 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Graçanicë 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Dragash 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Junik, Shtërpcë dhe Ranillug”, përfundon raporti.




