19.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Agim Bahtiri shërohet nga koronavirusi

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është shëruar nga COVID-19, shkruan mitrovicasot.net

Për këtë ka njoftuar vetë Bahtiri, nëpërmjet një postimi në Facebook. Ai ka falenderuar secilin për interesimin dhe për mesazhet.

Bahtiri poashtu ka felenderuar mjekët nga Kosova dhe Holanda, duke bërë të ditur se ndodhet në shtëpinë e tij në Holandë.

Postimi i tij i plotë:

Faleminderit secilin prej juve veç e veç për brengosjen që keni shprehur, pasi kam rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Mijëra lutje nga ju që m’i keni dërguar përmes thirrjeve telefonike, mesazheve dhe postimeve të ndryshe, më kanë dhënë edhe më shumë forcë ta përballoj me sukses këtë virus të keq.

Pasi që gjendja ime shëndetësore tashmë është shumë e mirë, tani ndodhem në shtëpi në Holandë.

I falënderoj përzemërsisht të gjithë mjekët në Kosovë dhe Holandë, të cilët janë kujdesur në mënyrë shumë profesionale për trajtimin tim shëndetësor.

Së shpejti do t’iu rikthehem punëve të përditshme në komunë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT