19.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Konjufca: Hashim Thaçi është i pafajshëm

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se ai mendon që Hashim Thaçi është i pafajshëm.

Këtë deklaratë ai e dha gjatë emisionit Rubikon në Klan Kosova, kur u pyet se pse shefi i tij, Albin Kurti, i dërgoi letër Gjykatës Speciale me kërkesë që Rexhep Selimi të lirohet me kusht dhe aty nuk u përfshinë edhe individë të tjerë që ndodhen duke u gjykuar atje.

“Kurti iu drejtua si parti politike për shefin e grupit parlamentar. I është drejtuar që Selimi si shef i ka kryer detyrat me përgjegjësi.

“Ata e kanë dalluar vetveten, p.sh. prokuroria i ka tre fakte shumë rënda kundër Thaçit, siç është letra e Pompeos, ku ka thënë se duhet të shpërbëhet Gjykata Speciale, e tash prokurori thotë se ky njeri i ka shkruar njërit prej njerëzve më të fuqishëm të botës me na shpërbë neve”.

“Të gjitha këto nuk janë gabime as të Kurtit, as të Hotit as të Kosovës, por janë gabime të Thaçit që s’e di pse i ka bërë e s’ka pasur nevojë me i bë. Besoj që dikush e ka këshilluar që mos me i bë, por siç duhet e ka bërë prej panikës e frikës”.

“Unë mendoj që ai është i pafajshëm, por po tregoj se çka ka menduar prokurori”.

“Albin Kurti i drejtohet për deputetin e vet, e Avdullah Hoti duhet t’i drejtohet për të katërtit, ka deklaruar Konjufca.

TË FUNDIT

TË FUNDIT