17.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Lavrov i hidhëruar me BE’në: Nuk po e zbaton marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

Ministri i Punëve të Jashtme i rusisë, Sergej Lavrov, i bëri thirrje të martën Bashkimit Evropian që të marrë përgjegjësi për zbatimin e marrëveshjeve të dala nga dialogu Kosovë-Serbi.

Lavrov, pas takimit me homologun e tij serb, Nikola Selakoviç, ka thënë se ndihet i shqetësuar për faktin se BE nuk arrin të zbatojë marrëveshjet e arritura në dialogun Beograd-Prishtinë, raporton N1.

Selakoviç deklaroi në konferencën e përbashkët për shtyp se ata shkëmbyen mendime mbi “pozicionet e rëndësishme ndërkombëtare mbi të cilat të dy vendet shpesh ndajnë të njëjtat pikëpamje”.

Kohëve të fundit, përafria diplomatike mes Serbisë dhe Rusisë është kritikuar nga diplomatë të ndryshëm.

Madje, Ministria e Mbrojtjes ruse ka paraparë që të dërgojë delegacion mbikëqyrës në forcat ushtarake serbe, të cilat operojnë me armatim rus.

BE nuk ka pasur reagim lidhur me çështjen në fjalë. /Gazeta Express

TË FUNDIT

TË FUNDIT