10.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Maj, 2026
spot_img
spot_img

SHBA realizon paralajmërimin, godet keq Industrinë Turke të Mbrojtjes

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka vendosur sanksione ndaj Turqisë mbi blerjen vitin e kaluar të sistemeve ruse të mbrojtjes raketore S-400, raporton ABC News. Ky veprim mund të përkeqësojë marrëdhëniet tashmë problematike mes dy aleatëve të NATO-s.

Hapi i pritur prej kohësh, i cili ka zemëruar Ankaranë dhe mund të ndërlikojë rëndë marrëdhëniet me administratën e ardhshme të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, mund të shpallet në çdo kohë, thanë të njëjtat burime.

Sipas burimeve, sanksionet do të shënjestronin Industrinë Turke të Mbrojtjes dhe kreun e saj, Ismail Demir si dhe vetë presidentin turk Erdogan.

Lira turke u dobësua pas njoftimit të këtij lajmi. Sanksionet amerikane mund të dëmtojnë ekonominë turke që tashmë po vuan për shkak të koronavirusit e po përballet me një inflacion dyshifror si dhe me rezervat në monedhë të huaj të goditura rëndë.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka dënuar dhe ka hedhur poshtë “vendimin e SHBA-ve për sanksionet e njëanshme kundër” Turqisë, transmeton Anadolu Agency.

“Vendimi i SHBA-ve për të vendosur sanksione të njëanshme ndaj Turqisë mbi procedurën e sistemit S-400 nuk ka asnjë logjikë”, tha ministria turke.

TË FUNDIT

TË FUNDIT