17.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 28 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Oda e Mjekëve jep detaje për vdekjen e doktorit nga koronavirusi

Oda e Mjekëve të Kosovës njofton se doktor Nexhip Berisha vdiq në moshën 54 vjeçare. Ai ishte specialist i mjekësisë familjare, i cili i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren, teksa nuk arriti ta fitonte betejën me koronavirusin.

Njoftimi i plotë i OMK-së:

Ndahet nga jeta në moshën 54 vjeçare Dr. Nexhip Berisha

Dr. Berisha ka qenë specialist i mjekësisë familjare, i cili i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren ku dhe ishte udhëheqës i sektorit të shëndetësisë. Po ashtu gjatë luftës dha një kontribut të jashtëzakonshëm duke ju bashkuar radhëve të UÇK-së si mjek.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij. /Gazeta Express

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT