13.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 28 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Deputeti i LDK-së: Ribrendimi politik i LDK-së është nevojë e kohës

Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi thotë se LDK është përtej çdo emri të përvetshëm, pos atij të Ibrahim Rugovës.

Bislimi thotë se ribrendimi politik i LDK-së është nevojë e kohës, domosdoshmëri dhe reflektim mbi thirrjes e elektoriatit, thotë ai.

LDK thotë ai, i mbijeton çdo individi e mund të tejkalojë çdo ideologji.

Ky është postimi i tij i plotë:

UNITET NË DALLIME!

Ribrendimi politik i LDK-së është nevojë e kohës, domosdoshmëri e emancipimit politik në vend, dhe reflektim mbi thirrjen e zëshme të elektoratit tonë. Me kohezion të brendshëm dhe marrje të përgjegjësisë! Me vetmohim dhe ofertë për Republikën!

LDK shkon përtej çdo emri të përvetshëm, pos njërit, emrit të Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

LDK mbijeton çdo individ, sepse LDK mund të tejkalojë çdo ideologji, çdo sfidë, çdo goditje! E dalë nga besimi politik i popullit për liri e pavarësi, LDK sot duhet të jetë kauzë për shtetndërtimin, vizion për Republikën!

Po, mundemi! Unitet në dallime!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT