Ismet Munishi ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook
Ballkani sot u mposhtë 2-1 nga Prishtina me një penalti që u akordua në minutën e 90-të të ndeshjes, shkruan Reporteri.net
Sigurisht, kjo penalti e akorduar nuk i ka pëlqyer Ismet Munishit, i cili edhe pas ndeshjes tha se nuk duhej të akordohej penalti.
Tani në Facebook, trajneri i Ballkanit ka bërë një postim ku shkruan:
Jeta prodhon Hajna , Tradhtar dhe Baballar .
Zgjedhja është e juaja të dashur miq.
Po si për mirë si për keq do ti lani ne ketë Dynja.
Betohem.
Ndryshe, skuadra e Munishit, Ballkani është në vendin e dytë në tabelë me 38 pikë, një më pak se Drita që ka 39 pikë dhe nesër luan kundër Arbërisë.