27.4 C
Mitrovice
E enjte, 21 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

​Punëtorët teknikë në spitalet e Kosovës, nga nesër në grevë

Inspektorati Policor i Kosovës ka marr vendim për suspendimin e dy zyrtarëve policor në Pejë, pasi që të njëjtit janë parë në një lokal duke pirë kafe pas orës 19:00, duke thyer kështu masat antiCOVID.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai ka bërë me dije se, policët e suspenduar janë praktikant.

Rugova, gjithashtu ka njoftuar se, përveç dy policëve, Inspektorati ka suspenduar edhe mbikëqyrësin e tyre.

“Po rasti është i vërtetë. Pas publikimit të një qytetari, policët nuk i kanë respektuar orarin dhe ndaj të njëjtëve, me rekomandim të Inspektoriatit Policor të Kosovës, është marr vendimi për suspendim. Vlen të ceket se policët e suspenduar janë praktikant. Më pastaj është suspenduar edhe mbikëqyrësi i tyre.”, ka thënë Rugova.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT