Sot do të zhvillohet meçi i shumëpritur ndërmjet Anthony Joshuas dhe Kubrat Pulevit
Kjo përballje pritet të fillojë nga ora 23:00, derisa është britaniku Joshua do të tentojë që t’i mbrojë të gjithë titujt e fituar.
Dy boksierët dje kishin një luftë fjalësh në matjet zyrtare para meçit.
“Do të të shkatërroj”, ka reaguar Pulev pas fyerjes që i kishte bërë AJ.
“Por, unë jam boksier më i mirë se sa ti dhe këtë do ta dëshmoj në ring”, i është kundërpërgjigjur Joshua.
“Shprehja jote nuk më befason, pasi nuk do jesh më kampion bote, janë orët e tua të fundit. Do të jetë më ndryshe pas ringut”, ka shtuar më tej Pulev.