9.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Tragjedi në një familje në Kamenicë, i vdesin nga koronavirusi 5 anëtarë

Doktor Besnik Ibishi ka bërë të ditur se një familje 5 anëtarësh në Kamenicë kanë ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19.

Ibishi përmes një postimi në Facebook tha se ata humbë jetën brenda një periudhe të shkurtër.

“E nderuara motra Ardiana Basha, Familja Basha nga Komuna e Kamenices. Une si kolege i juaji, ne emrin tim personal ju shpreh ngushëllimet me te sinqerta ne kete dhimbje te madhe per humbjen e me te dashureve , 5 anetareve te familjes suaj.

Zoti ju dhasht durimin e forcen per te perballuar kete sprove kurse per te vdekurit lutemi qe Zoti ti meshiroje e shperbleje me Xhennet. Familja Basha brenda nje periudhje te shkurter humbi 5 antare te familjes nga Covd 19”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se deri tani në Kosovë kanë vdekur 1 mijë e 174 persona nga COVID-19. /Express

TË FUNDIT

TË FUNDIT