18.7 C
Mitrovice
E premte, 20 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Trajneri i Çekisë tregon mënyrën sesi do ta mposhtin Kosovën

Kosova ka qenë befasia më e madhe në Evropë, gjatë kualifikimeve për kampionatin evropian.

Kur kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje deri në fund të kampanjës, “Dardanët” kanë mundësi për të shkruar historinë.

Ndeshja përcaktuese për fatin tonë pritet të zhvillohet më 14 nëntor në Plzen kundër Çekisë.

Trajneri Jaroslav Silhavy ka thënë se beson që Kombëtarja e tij do të kualifikohet, gjatë prezantimit të futbollistëve të ftuar për dy takimet e muajit nëntor.

“Me Kosovën është një ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë ne, prandaj do t’i hyjmë takimit me motivimin më të madh të mundshëm. Besoj se do të arrijmë fitoren”, deklaroi Silhavy para gazetarëve.

“Ne e dimë çfarë do të presim nga ndeshja me Kosovën, prandaj besojmë se do të jemi të gatshëm për ta menaxhuar takimin”, shtoi ai.

Trajneri çek foli edhe për mungesën e sulmuesit të tyre, Patrik Schick. “Ekziston një përqindje e vogël e shërimit të Patrikut”.

Çekia ka 12 pikë në vendin e dytë, një pikë më shumë se sa Kombëtarja jonë. Dy vendet e para kualifikohen tutje.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT