19.6 C
Mitrovice
E diel, 17 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Hoxhaj tregon nëse PDK do t’i bashkohet Qeverisë Hoti

Ka muaj që në media raportohet se PDK-ja pritet të bëhet pjesë e Qeverisë Hoti, çka disa here nuk e kanë mohuar as zyrtarë të lartë të kësaj partie.

Për këtë është pyetur edhe kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka mohuar një gjë të tillë.

“Qëndrimi ynë është të qëndrojmë në opozitë, ka qenë qëndrim i kryetarit Veseli dhe i imi sot. Opsioni jonë është të qëndruarit në opozitë, ky është realitet dhe qëllim i joni si PDK. Na jemi në opozitë, mbesim në opozitë, dilema kryesore është se në çfarë pozite është Kosova, dhe pozita ndërkombëtare e saj”, ka deklaruar Hoxhaj në REPORTERI/INTERVISTA.

Ai më pas ka kritikuar qeverinë aktuale dhe atë Kurti, duke thënë se nuk e ka menduar asnjëherë që 2020-ta, do të jetë vit zero.

“Nuk dëgjoni lajme, as për liberzlim, as për njohje, as për anëtarësim në organizata ndërkombetare, as ndonjë hap drejt BE-se, as NATO-s. Ky vend ka filluar ta humb vullentin e mbrendshëm që e ka mbajtur Kosovën edhe para se të jetë shtet”, ka deklaruar Hoxhaj.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT