Nesër anëtarët e kryesisë së Kuvendit të Kosovës do takohen në ora 14:00, për të përcaktuar datat e seancave në vazhdim, pas një mungese të kuorumit që ka ndikuar në mos-miratimin e disa nga projektligjet e propozuara.
Në rendin e ditës janë të planifikuara pikat që kanë mbetur të papërfunduara, nga seancat me 16,21, 29 tetor dhe 27 nëntor.
Një nga pikat është edhe votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Më pas vie votimi i Projektligjit për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan, votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë dhe votimi në parim i Projekt Kodit Civil të Kosovës.
Ndërsa si pikë e katërt do jenë pikat e papërfunduara nga sencat pleanre të 21,29 tetor dhe 27 nëntor. Ato kanë të bëjnë me otimin e propozim-rezolutës nga interpelanca me kryeministrin Hoti, sipas kërkesës së deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, mbështetur nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me pezullimin njëvjeçar i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Edhe votimi i Propozim-rezolutës nga interpelanca me Hotin sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, mbështetur nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me përfshirjen e Kosovës në mini-Schengenin ballkanik dhe votimi i Propozim-rezolutës nga interpelanca me Hotin, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, mbështetur nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e kryeministrit për zbatimin e marrëveshjes për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ndërsa pikat e papërfunduara nga seancat plenare të datës 29 tetor, 2, 3 dhe 27 nëntor përfshijnë votimin në parim të Projektligjit për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë, votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar mbi problemet e shqiptarëve në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në veri të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për t’u kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës.
Tjetër pikë është dhe votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që të mbajë të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidare në Kosovë, që ende konsiderohen të zhdukur.
Pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 13 dhe 27 nëntor kanë të bëjnë mbi votimin e Propozim-rezolutës nga interpelanca me Hotin, sipas kërkesës së 8 deputetëve të GP të LVV-së, në lidhje me shfuqizimin e Task-Forcës Anti-Korrupsion në Policinë e Kosovës.
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 12, 19, 23 dhe 27 nëntor kanë të bëjnë për votimin e Propozim-rezolutës nga interpelanca me kryeministrin Hoti, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”.
Pika tjera të papërfunduara janë edhe votimi në parim i Projektligjit për të Drejtën Ndërkombëtare Private, votimi në parim i Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social, votimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin e Punës, votimi në parim i Projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, si dhe votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.
Tjera pika janë shqyrtimi i Raportit të Buxhetit të Kosovës për 2019, votimi i Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për 2019, votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për raportin e auditimit të Pasqyrave Vjetore Financiare të MASH për 2019, shqyrtimi i Raportit Vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për 2019, shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë për vazhdimin e mandatit dhe miratimin e buxhetit.
Ndërkaq do të jetë edhe interpelanca e ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, mbështetur nga 5 deputetë të tjerë në lidhje me shmangien për të raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Pika e tetë e rendit të ditës së Kryesisë do të jenë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 30 nëntor, si votimi në lexim të dytë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike, shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2020-2024, votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, për 2019 etj.
Gjithashtu do të jetë pikë e rendit të ditës edhe votimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për 2019, votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për 2019, votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për 2019, votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për 2019, votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për 2019.
Kuvendi pritet ta votojë edhe Raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për 2019, emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të KOSTT, zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit.
Ndërsa seanca e re plenare, data e së cilës pritet të caktohet, do të ketë dy interpelanca, e para me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë në lidhje me dhënien e licencave afatgjate (40 vjet) për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “KELKOS ENERGY” sh.p.k për HC “Deçani” dhe HC “Belaja”.
Interpelanca e dytë do të jetë ajo me kryeministrin Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.
Gjithashtu, pika të rendit të ditës së seancës së re plenare pritet të jenë edhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim, shqyrtimi i Statutit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, atij “Isa Boletini” në Mitrovicë, “Fehmi Agani” Gjakovë, “Kadri Zeka” Gjilan.
Si dhe shqyrtimi i raporteve vjetore për Zyrën e Rregullatorit për Energji për 2019, Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për 2019, Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut për 2018 dhe 2019, shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë 2018 – 2019, zgjedhja e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komunitetet jo shumicë